Doli për të blerë bukë, zhduket pa gjurmë nëna e dy fëmijëve
Një vajzë e re vetëm 22 vjec nënë e dy fëmijëve, është zhdukur pa gjurmë nga shtëpia.

Ajo ka dalë për të blerë bukë por nuk ka ardhur më.

Familjarët i kanë rënë celularit i cili ka dalë i fikur prandaj ata kanë bërë denoncim.

FIER
Sipas denoncimit të bërë nga familjarët, 22 vjeçarja ka pasur me vete edhe një telefon celuar i cili për momentin rezulton i fikur. Edhe pse është tentuar që nga momentet e para të largimit të telefonohej, gruaja e re, nuk është përgjigjur, çka ka ngjallur edhe dyshimet e familjarëve, duke i detyruar këta të fundit të denoncojnë rastin në Policinë e Fierit.

Por dhe pse ka kaluar një ditë, gruaja nuk është kthyer. Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare.

Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2018, ora 15:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori