Doli për intervistë pune dhe nuk u kthye, familja shqiptare 5 ditë në ankth për vajzën
Një 19 vjeçare shqiptare është zhdukur pa lënë gjurmë në zonën e Koropit në rajonin e Atikas në Greqi, ndërsa ditën e sotme bëhen 5 ditë.

Vajza e identifikuar si Artemis Vasilis është raportua e zhdukur nga autoritetet greke pasi nuk gjendet askund.

Vajza ishte nisur për një intervistë punë më datë 16 tetor dhe nga ajo ditë familjarët nuk kanë asnjë kontakt me të.

Në momentin që ka dalë nga shtëpia, mësohet se mbante veshur një palë pantallona të zeza dhe një këmishë bojqielli, ndërsa në xhep kishte 40 euro.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptarja kishte patur një lidhje me një 24 vjeçar, për të cilin familjarët nuk ishin dakord. Nuk dihet nëse zhdukja e saj ka lidhje me këtë gjë, megjithatë familjarët ia kanë vënë në dispozicion këtë fakt policisë.

Shtuar më 20/10/2020, ora 10:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori