Sherri përfundon në plagosje, gruaja godet me mjet prerës bashkëshortin në Paskuqan

Një konflikt në familje ka përfunduar me plagosje në Paskuqan.

Mësohet se shtetasja R.A. ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjëkëve.

Njoftimi i policisë:

Paskuqan/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetasja R. A., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës bashkëshortin e saj, shtetasin A. Sh., 25 vjeç.

Si pasojë 25-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.05.2023 21:37