Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
Doli në rrugë i pambrojtur, Rama shpjegon arsyen: Dola në terren vetë!
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje online me qeverinë e tij.

Ai deklaroi se pensionistët nuk duhen lënë të dalin jashtë në këtë periudhë, duke shpjeguar kështu edhe faktin pse doli sot në rrugë.

Ndër të tjera Rama deklaroi se Italia ka kopjuar Shqipërinë dhe masat e marrë nga qeveria shqiptare.

"Unë dola sot dhe pashë një cik situatën. Është goxha më mirë në tregje, por kemi dy probleme. E para pensionisët duhen kthyer në shtëpi dhe kemi folur bashkarisht për të targetuar shërbimet për pensionistët.

Pra pensionistët që janë vetëm duhen shërbyer nga ne dhe të tjerët duhen ndihmuar nga fëmijët. Policia duhet të kthejë mbrapsht çdo të moshuar në shtëpi. Pensionistët duhen kthyer nga rruga, dhe patrullat e policisë, makinat e policisë nuk duhet të vazhdojnë rrugën kur shikojnë një pensionist.

Ecja bashkë po ashtu është e ndaluar. Duhet të ecin një nga një. Ti mund të jesh burrë e grua, por nëse ecim bashkë këtu bëhen të gjithë të martuar. Këtu ka vetëm një gjë, ecën vetëm. Nëse je i shoqëruar gjobitesh dhe gjoba dihet.

Atyre këmbësorëve që shkelin jo vetëm marrin gjobën por u sekuestrohet edhe makina. Na e kopjoi Italia dje. Nuk duhet lënë asnjë”, tha Rama.

Shtuar më 25/03/2020, ora 17:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori