Kaka tregoi sesi Cristiano sillej me të tjerët në Madrid

Braziliani ka treguar një histori prekëse reth Ronaldos me të cilin luajti te Real Madrid.

Ai thuri elozhe për portugezin i cili sipas Kaka numri 7 është një djalë i mrekullueshëm.

“Ne ishim duke shkuar në para-sezon në Los Angeles kur Ronaldo i kërkoi dikujt të blinte 15 telefona dhe t’ua shpërndante njerëzve që punonin në klub. Në jetën e përditshme, Cristiano bënte shpesh gjëra të tilla. Ronaldo është me të vërtetë një djalë i mrekullueshëm që kujdeset për ata që e rrethojnë”. /G.D albeu.com/


Shtuar 2.01.2023 11:54