DOKUMENTI / Si u arratis "Escobari i Ballkanit"?!
Drejtoria e Policisë së Athinës ka lëshuar urdhër-arrestet për 15 persona. anëtarë prej një prej bandave më të mëdha të drogës në Ballkan.

Droga transportohej nga Saranda në drejtim të Greqisë dhe kishte si "kapo" Klemend Balilin, i cili ka mundur ti ikë arrestimit.

Dokumenti shkruan se Petro Dalanaj, Kleanti Palaj si dhe Stefan Zoto, me profesione peshkatarë e shoferë akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Po të njëjtat akuza rëndojnë edhe mbi shtetasit Dhimitër Poti dhe Klemend Balili, i cili përmendet si financues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal.

Balili ka mundur të arratiset, pasi urdhërii ndërkombëtar i ndalimit ndaj tij u vonua.

Policia ka nisur të gjurmojë edhe llogaritë bankra të të dyshuarve.

Pikëpyetje ngrihen se janë gjurmuar llogaritë bankare të Potit, por jo të Balilit duke mos ia sekuestruar pasurinë.

Policia greke ka zbardhur edhe skemën e grupit kriminal, ku personat e lartpërmendur por edhe të tjerë shtetas grek e shqiptarë transportonin shuma marramendëse droge nga Shqipëria e Jugut drejt Greqisë. ?Albeu.com/
Shtuar më 14/05/2016, ora 21:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori