DOKUMENTI/ Rama harxhon edhe 528 milion lekë për zyrat (FOTO LAJM)

Pëlqej
Fundi i vitit buxhetor ka shtyrë institucione të ndryshme që të hapin thesin me prokurime.

Paraditen e sotme albeu.com kërkesën e Ministrisë së Financave për blerjen e 160 milion lekëve të vjetra bileta avioni, ndërsa një tjetër shumë e madhe pritet të harxhohet për godinën ku qendron Edi Rama, Kryeministrinë, shkruan Albeu.com.

Në Agjencinë e Prokurimeve Publike është njoftuar procedura e prokurimit për kryerje të punimeve të cilësisë së lartë për sistemet e ventilimit dhe ngrohjes/ ftohjes në disa ambiente të rendësisë së veçantë në godinën e Kryeministrisë.

Nuk bëhet e ditur se për çfarë ambientesh bëhet fjalë dhe nëse këtu hyn edhe zyra e Ramës, por shuma e cila është vendosur në dispozicion të këtyre punimeve është e konsiderueshme.

Bëhet fjalë për 528 milion lekë të vjetra, të cilat kompania që fiton tenderin i ka në dispozicion për të bërë punimet tek zyrat e Ramës. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2018, ora 20:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori