DOKUMENTI/ Ja si funksiononte "Hakmarrja për Drejtësi" (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme “Hakmarrja për drejtësi” mori pafajsinë nga drejtësia shqiptare, vendim i cili shkaktoi reagime të forta negative ndaj drejtësisë dhe trupit gjykues që liroi të burgosurit.

Më 16 tetor të vitit 1996, Ministria e Brendshme njoftoi se kishte arrestuar autorët e disa krimeve të rënda në vend, të cilët, sipas saj, rezultonin të ishin anëtarë të një prej organizatave kriminale më të rrezikshme të Shqipërisë.

Ministri i asaj kohe, Halit Shamata, ftoi gazetarët në një konferencë për shtyp për t’u bërë të ditur se kjo organizatë ishte përgjegjëse për vrasjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vendosjen e bombës tek “VEFA” ishin në pranga e disa krime të tjera. Ishin në total 26 vepra penale.

Lapsi.al po boton sot deklaratën e Ministrisë së Brendshme të asaj kohe në lidhje me “Hakmarrjen për Drejtësi”. Deklarata përmban edhe skemën se si funksiononteHakmarrja për Drejtësi”, si ndahej organizata në disa degë dhe cili ishte qëllimi i saj./albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 12:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori