DOKUMENTI / Ja "dënimi" për Blendi Klosin

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi deklaroi në formularin e dekriminalizimit se ishte arrestuar dhe hetuar në vitin 1994.

Ai tha se vepra penale për të cilën akuzohej ishte ajo e sjelljes së padenjë në shoqëri.

Klosi sqaroi se ngjarja kishte ndodhur gjatë jetës studentore kur me disa shokë kishin thyer disa shishe birrë, transmeton News24.

"Prokurori e konsideroi vepër penale. Gjyqtari më pas nuk e cilësoi si vepër penale veprimin e kryer", tha Klosi.

Ministri ka shtuar se miqtë i kishin sugjeruar të mos e shënonte në formular "incidentin" por se shtoi se e ka bërë për transparencë më tepër. /Albeu.com/
Shtuar më 21/05/2016, ora 19:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori