DOKUMENTET/ Favoret e Ramës, Duma: Deputeti i PS-së mori 6.7 miliardë lekë
Ditën e sotme partia Demokratike ka denoncuar se si deputeti socialist Xhemal Qefalia ka fituar sipas saj, nën kujdesin e Ramës 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite.

Duma tha se firma e deputetit socialist, Qefalia, ka pasur një aktivitet modest, dhe në vitin 2013 s’ka marrë asnjë lek nga shteti.

“Por pasi Edi Rama erdhi në pushtet, rezulton se deputetit të tij Qefalia i ka ndritur fati, dhe ka marrë 6 miliardë e 700 milionë lekë tendera në 3 vite. Njësoj si me raste të tjera, si përshembull rasti i Sadriut, Qefalia fshihet pas emrit të nipave të tij”- tha ajo, duke publikuar dokumentacionin e plotë se si firma kalon në emër të nipave, sa për formalitet.

“Të gjithë e dinë, se në të vërtetë është deputeti dhe vëllezërit e tij që po ndajnë llokmat e mëdha të buxhetit. Kjo pra është arsyeja pse populli zhytet në varfëri, dhe ska para për shkolla, për ngrohje, për ilace, për hallet e nejrëzve. Sepse paratë janë për miqtë dhe klientët e Edi Ramës”- tha ajo, duke ftuar shqiptarët që më 18 shkurt të ngrihen dhe të ndalin korrupsionin, zhvatësit dhe të zgjedhin qeverinë për njerëzit./albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori