"DokuFest", Rama sot në Prizren
Pëlqej
DokuFest, i cili po zhvillohet në Prizren, pritet të mbyllë sot edicionin e tij. I pranishëm në këtë event do të jetë dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e tij me anë të një mesazhi në rrjetin social
Twitter.

"Sonte me kënaqësi të veçantë në mbylljen e DokuFest në Prizren ku edicioni i shkëlqyer i vitit u mbështet nga dy qeveritë tona siç u zotuam!", citohet në mesazhin e Ramës.

Ky është edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dokumentar dhe atij të shkurtër “DokuFest”, me temë “Thyeji Kufijtë”. Në këtë festival marrin pjesë artistë, regjisorë e producentë të shumtë nga vendi dhe shtete të ndryshme evropiane.

Mësohet se në edicionin e “DokuFest”-it, janë shfaqur rreth 250 dokumentarë dhe filma të shkurtër. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2014, ora 15:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori