Shpërthejnë rastet e reja në vend, 7 humbje jete në 24 orët e fundit
Doktoratura, ja rregullat e reja
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndryshuar procedurat e pranimit të personave, të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet e doktoraturës. Sipas udhëzimit të ministrit, Myqerem Tafaj, i cili mban datën 14 shtator 2012, këtë vit do të pranohen në këtë program studimi vetëm ata persona që kanë në zotërim të tyre një diplomë të ciklit të dytë të studimeve "Master i shkencave".

"Për t’u pranuar në një program studimi të doktoratës, kandidati duhet të zotërojë diplomë të ciklit të dytë të studimeve "Master i shkencave" dhe të çdo diplome tjetër të vlerësuar të barasvlershme me të, në fushën e programit të doktoratës apo në një fushë të përafërt të përcaktuar më parë në rregulloren e programit përkatës të doktoratës", thuhet në udhëzim.

Para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, për t’u pranuar në një program studimi të doktoraturës, kandidati mund të regjistrohej edhe në rastet kur zotëronte një diplomë të nivelit të dytë "Master Profesional" apo një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë.

UDHËHEQËSIT E DOKTORANTËVE

Udhëzimi i ri i ministrit të Arsimit dhe Shkencës përcakton edhe një sërë kriteresh që duhet të plotësojë stafi akademik që udhëheq doktorantët gjatë viteve të studimit. Sipas tij, doktorantët udhëhiqen nga personeli akademik i disiplinës respektive të studimit të doktoratës, me titullin "Profesor" ose "Profesor i Asociuar" ose me gradën shkencore "Doktor" (PhD) të fituar pranë universiteteve perëndimore.

Gjithashtu, udhëzimi përcakton edhe numrin maksimal të doktorantëve që mund të udhëheqë njëkohësisht personeli i mësipërm. "Udhëheqësi shkencor me titullin akademik "Profesor", i punësuar me kohë të plotë, udhëheq njëkohësisht jo më shumë se pesë doktorantë. Udhëheqësi shkencor me titullin akademik "Profesor i Asociuar" dhe udhëheqësi shkencor me gradën shkencore "Doktor" (PhD) të fituar pranë universiteteve perëndimore, i punësuar me kohë të plotë, udhëheq njëkohësisht, jo më shumë se dy doktorantë. Udhëheqësi me titullin akademik "Profesor", i punësuar me kohë të pjesshme, udhëheq vetëm një doktorant", thuhet në udhëzim.

KUOTAT

Pranimet e reja për programet e studimit të doktoraturës nuk janë përcaktuar ende. Kpmetencën për miratimin e tyre e ka Këshilli i Ministarve. Ndërkohë që, sipas rregullores me caktimin e kuotave për një program studimi doctorate, Institucioni i Arsimit të Lartë përgjegjës shpall menjëherë hapjen e procedurës së pranimit të kërkesave për një periudhë dy javore pasi merr paraprakisht mendimin e njësisë kryesore përgjegjëse për organizimin e këtij program studimi.

Aplikim për regjistrim në programet e doktoraturës bëhet pranë sekretarive të njësive kryesore përgjegjëse për organizmin e programit përkatës të doktoratës. Ndërkohë që, edhe tarfifat e studimit për ciklin e tretë të studimit nuk janë miratuar ende nga Këshilli i Ministrave. Përzgjedhja e fituesve bëhet nga Këshilli i Profesorëve, ndërsa shpallja e listës bëhet jo më vonë se dy javë nga mbyllja e aplikimeve
Shtuar më 14/10/2012, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori