Dokle: Sot ne Kuvend me dy projektligje
Albeu.com
Deputeti Namik Dokle pas mbledhjes së sotme të grupit kuvendor socialist bëri të ditur se PS do të dorëzojë në Kuvend dy drafte, njëri për ngritjen e komisionit hetimor për hetim të pakushtëzuar dhe i dyti, projektligj për një ...... standard evropian të Shqipërisë lidhur me zgjedhjet, që garanton cdo parti të kërkojë hetimin e plotë të zgjedhjeve.
"Pasi ti paraqesim këto dy drafte mazhorancës, presim reagimin e saj në lidhje me këto dy propozime që janë pjesë e standardeve evropiane që Shqipëria duhet tashmë të fitoj në pragun e anëtarësimit në BE dhe si një vend anëtar i NATO.
Është e drejta dhe detyrimi i PD-së, i mazhorancës dhe i qeverisë që të reflektoj mbi këtë bazë, sepse ne hyjmë në parlament për të mos dalë, por edhe për të mos qëndruar nëse nuk garantohet transparenca e plotë e zgjedhjeve"- tha deputeti Namik Dokle.
Ai shtoi se nëse çështja nuk zgjidhet nëpërmjet dy drafteve të propozuara nga PS, nëpërmjet miratimit të kësaj kërkese, deputetët nuk do të qëndrojnë në Kuvend mbi kutitë e mbyllura.
"Kutitë mund të hapen me vendim Parlamenti ose pastaj ne do të kërkojmë deri në fund hapjen e kutive bashkë me popullin opozitar"- tha Dokle.
Shtuar më 25/02/2010, ora 21:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori