U deshën katër ditë punë dhe 1 600 goma për të transportuar dy tragete në det (FOTO LAJM)

Për transportimin e dy trageteve nga fabrika për në det, kompanisë turke të prodhimit i janë dashur katër ditë, 1 600 goma dhe mijëra punatorë.

Kompania norvegjeze “Havila Kystruten” kishte porositur dy tragete udhëtarësh me kapacitet 700 persona tek një kompania turke në Yalova, e cila pas përfundimit të punës i dorëzoi përmes një operacioni të gjerë, shkruan albeu.com.

Fillimisht dy tragetet me peshë secili nga 6 200 ton u ngjitën në një strukturë të posaçme që mbahej nga 1 600 goma.

Pas ngritjes në strukturë, stafit iu deshën katër ditë që të dërgonin tragetet nga fabrika për në det për shkak të volumit dhe peshës së madhe.

Dy tragetet janë quajtur “Havila Castor” dhe “Havila Capella” dhe janë dy nga katër të tillë që u porositën nga kompania norvegjeze. /albeu.com


Shtuar 14.09.2020 14:37