Dokle jep mesazh për “socialistët Rilindas”: S'të ndalojmë të numërosh milionat
Deputeti më i vjetër i PS, Namik Dokle, ka bërë një replikë me një prej rilindasve të rinj të partisë, i cili është një biznesmen. Siç thotë edhe Dokle në statusin e tij në Facebook, sakrificat e bëra nga socialistët gjatë viteve të themelimit, nuk harrohen por janë vlera që duhet të kujtohen gjithmonë. Ky qëndim vjen në një kohë kur një ditë më parë Partia Socialiste mbushi 25 vjeç nga dita e themelimit të saj në vitin 1991.

Statusi në Facebook i deputetit të PS, Namik Dokle:

"DEBAT NE DITE FESTE…
Po uroja sot nje grup socialistesh te hershem dhe te ndershem. Por nderhyri nje socbiznesmen e me tha mua dhe na tha te gjitheve: “Kane ikur ato kohe”.

U perpoqa t’i them se koha e sakrificave nuk iken dhe as harrohet, se njerezit e ndershem do te respektohen perjetesisht, se kontributet mbeten vlere morale, se socialistet vleresojne para se gjithash dinjitetin…por, kujt po ja thoja? Murit apo gurit?

U detyrova me ne fund t’ia mbyll: "Degjo, or ti socril, rilsoc a çfaredoqofsh, une dhe miqte e mi nuk te ndalojme te numrosh milionat qe fiton, por edhe ti harroje se mund te na ndalosh qe te kujtojme se si e kaluan ne kembe Vjosen e terbuar ne mes te marsit Arta Dade, Pandi Majko dhe Arben Malaj per te shkuar ne Vlore, ne varrimin e Artur Rustemit.

Nuk na ndalon te kujtojme koburen mbi koken e Erion Braçes, ne Berat, as turrjen e nje shteti te tere kunder Ilir Metes qe mbronte punetoret e Policanit, as perballjen e Luan Hajdarages me police bandite ne Kruje, as rrethimin me kallashnikove dhe granata te Maqo Lakrorit e Alfred Palokes ne Manati te Lezhes, apo te Ndre Legisit, Lush Perpalit e Sadedin Stankajt ne Dukagjin.

Nuk na ndalon dot te kujtojme perballjet e Servet Pellumbit e te Gramoz Ruçit me policine, as rrahjen e Musa Ulqinit, Ylli Bufit dhe deputeteve te tjere ne Libofshe, as plumbat e kallashnikovit kunder Rexhep Meidanit, rruges per ne Puke.

Nuk na ndalon te kujtojme as burgosjen e Fatos Nanos dhe as rrahjen çnjerezore te Edi Rames ne mes te kryeqytetit, as masakrimin e grave socialiste qe u prinin protestave, as djemte dhe vajzat qe kurre nuk iu tremben dhunes dhe terrorit policor.

Nuk na ndalon dhe as ke per te na ndaluar kurre qe te kujtojme deshmoret tane te 21 Janarit!”. GEZUAR, SOCIALISTE TE DASHUR, KUDO QE JENI!". /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2016, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori