Dokle humb bastin, ja sa mandate parashikonte më 25 qershor

Një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Socialiste është Namik Dokle, i cili u la jashtë listave të kryeministrit Rama për zgjedhjet e 2017.

Namik Dokle pavarësisht eksperiencës dhe viteve në Partinë Socialiste u la jashtë listës nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjet që u mbajtën më 25 qershor.

Por si duket pavarësisht largimit nga lista, Dokle beson fort tek PS dhe me Ramën nuk ka asnjë hatërmbetje.

Me anë të një statusi në Facebook, Dokle shkruan se ka parashikuar më përpara mandatet që do të merrtë PS më 25 qershor, por ai ka gabuar.

Namik Dokle kishte parashikuar 71 mandate ndërkohë PS mori plot 74 mandate.

“OPTIMISTE... Thuajse gjithenje kam qene optimist per Partine Socialiste per zgjedhjet. Edhe per keto te 25 qershorit.

Parashikimi im personal ishte per 71 mandate. Por...tre nga 12 qarqet e tejkaluan edhe kete parashikim optimist! Bravooo!”, -shkruan Dokle. /albeu.com/

Shtuar më 28/06/2017, ora 11:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori