"Doja vetëm ta lëndoja pak", rrëfehet vrasësi i shqiptarit në burgun grek
Pëlqej
Vrasja e shqiptarit, Albert Bakoburgun e Athinës, bëri bujë të madhe në media.

Më pas u mësua se pjesë e grupit që e kishin goditur ishte edhe një shqiptar i dyshuar si vrasësi kryesor i tij, Mikel Kastrioti.

Së fundmi është zbardhur dëshimia në gjyqë, ku i dyshuar është shprehur se nuk kishte qëllim ta vriste bashkëkombasin, por vetëm ta lëndonte.

Mikel Kastrioti, i shoqëruar dhe nga avokati i tij Mikalis Zafiropulos ka dhënë të gjithë rrëfimin e ngjarjes ndërsa në gjyqë për këtë vrasje është edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, por ai refuzoi që të dëshmonte.

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve gjyqi u shty për më 23 janar. Albert Bako u vra në burgun e Athinës më 14 janar, nga një shqiptar dhe një grek. '/albeu.com/
Shtuar më 17/01/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori