Dogji veten me benzinë, flet ish-e fejuara: Ju tregoj shkakun e tragjedisë
Pas vdekjes në mënyrë tragjike të 38-vjeçarit Olgert Migo, që u vetëdogj me benzinë në shenjë hakmarrje për ndarjen nga ish e fejuara, kjo e fundit ka zbardhur marrëdhënien mes tyre dhe shkakun që e detyroi atë t’i jepte fund kësaj fejese.

D. Ismailanji e marrë në pyetje tha se “kishim pesë vite të fejuar. U përpoqëm të ndërtonim jetën tonë në Tiranë. Fillimisht ishim shumë të lumtur dhe gjithçka shkonte mirë, por gradualisht ai nisi të bëhej xheloz dhe sa vinte kjo gjë rëndohej. Nuk po duroja dot më dhe çdo gjë që unë bëja kthehej në arsye për t’u grindur. Olgerti bëhej xheloz për çdo gjë. U kthye në një marrëdhënie që nuk funksiononte më. Akuzat e tij më shtynë drejt ndarjes. U lodha, nuk duroja dot më. Ai nuk e priti mirë, por gjithsesi unë e kisha vendosur për t’u ndarë.”

Edhe pas ndarjes, Olgerti kishte bërë përpjekje për t’u ribashkuar, por ajo ishte e vendosur për t’i dhënë fund dhe nuk kishte pranuar. “Kishte mëse një muaj që ishim ndarë nga njeri-tjetri. Nuk e prisja kurrë që ai të bënte një veprim të tillë,” u shpreh 30-vjeçarja./Panorama
Shtuar më 04/03/2017, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori