Dogji të gjallë grekun për 200 euro, familja e biznesmenit ka një kërkesë për shqiptarin
Një i ri
shqiptar ka kryer një krim makabër në
Greqi ku ka vrarë një biznemen
grek për 200
euro.
"Ne duam që autori të dënohet”, është mesazhi i familjes së biznesmenit
grek Nikos Halaris pasi u vra brenda hotelit të tij në Santorini nga 20-vjeçari
shqiptar, Indrit Lleshi.
Ndërkohë 20-vjeçari
shqiptar e pranoi krimin para policisë duke rrëfyer se gjithçka ndodhi pasi i kërkoi pronarit ti kthente borxhin 200
euro.
Në dëshminë tij, 20 vjeçari
shqiptar tha se vrasjen e kreu për vetëmbrojtje:
"Unë punoj në
Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Hotelieri më kishte borxh 200
euro.
Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk mi dha. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur.
I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Ai ishte i vdekur."- ka deklaruar i riu
shqiptar.
Më pas, shqiptari tërhoqi 69-vjeçarin brenda dhe e rrahu me grushte derisa i gjithë vendi “u mbulua” në gjak. Autori i krimit gjeti disa lecka dhe u përpoq t’i pastrojë ato.
Pastaj ai tërhoqi përsëri 69-vjeçarin, e futi në një hapësirë të ngushtë ngjitur me pritjen, thellë si një mini tunel, vendosi kufomën, e “lau” atë me vodka, vendosi disa letra, i vuri zjarrin dhe u zhduk duke e lënë të digjej për disa orë,
Dhoma e vogël ishte aq e ngushtë dhe kishte oksigjen minimal. Kur policia e Departamentit Santorini u thirr nga Brigada e Zjarrfikësve të Premten, sapo hynë në hotelin e Oia, ata u përballën me një imazh rrëqethës. Njollat e gjakut ishin kudo dhe në dhomën e vogël ku u gjet trupi i djegur i 69-vjeçarit.
Shtuar më 02/12/2020,
ora 17:58