Dogji shtëpinë dhe tentoi të mbyste vajza, rrëfehet 42-vjeçarja: Nuk doja që të...
Pëlqej
Konfliktet e vazhdueshme mes Ardian Gjikës dhe bashkëjetueses së tij Rudina Kishta duket se e kanë detyruar këtë të fundit ti vendoste flakën banesës ku ata jetonin.

Nga burime policore është mësuar se çifti në fjalë kishin pasur shpesh debate me njëri-tjetrin për shkak se shtetasi Ardian Gjika konsumonte alkool në mënyrë të vazhdueshme.

Kjo ka bërë që 42-vjeçarja të largohej shpesh herë nga banesa. Edhe bashkëjetuesi i saj e konfirmoi mbrëmjen e shkuar se ajo ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa, raporton Ora News.

Në dëshminë e saj mësohet se 42-vjecarja Rudina Kishta të ketë thënë se banesën e dogji për shkak se i shoqi i kishte premtuar që pasditen e 13 korrikut do ta kthente në banesën e prindërve të saj.

Duke pritur me orë të tëra kthimin e tij në shtëpi, bashkëjetuesi nuk është kthyer, në këto kushte e ndjerë e zhgënjyer, 42-vjeçarja i ka vënë flakën banesës. Rudina Kishta e ka dhënë dëshminë e saj nën një ngarkesë të rëndë psikologjike për shkak të dy vajzave të saj të mitura e ndërsa ka shtuar se vajzat kërkonte t'i hiqte qafe që të mos vuanin.

Ndërkohe nga banorë të zonës mësohet se 47-vjeçari Ardian Gjika qëndronte shpesh herë i alkoolizuar, e madje edhe të atin e tij Trifon Gjika e kishte detyruar të largohej para disa kohësh nga banesa ky jetonin çifti. Banesa e djegur është ndërtuar nga babai dhe është në pronësi të Trifon Gjikës.
Shtuar më 14/08/2018, ora 21:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori