Doganat shqiptare tejkalojne te ardhurat, arketohen 15.78% me shume
Albeu.com
Përkundër deklaratave të Partisë Socialiste se rritja e pensioneve dhe e pagave do të rrisë krizën ekonomike në vend, administrata doganore ka publikuar tejkalimin e planit të të ardhurave për muajin qershor 2010.
Po ashtu ajo ka bërë me dije se në 6 mujorin e parë të vitit ka arkëtuar 20107.52 mld lekë më shumë ose 15.78 % më tepër se 6 mujori i parë 2009. Këtë fakt e ka bërë të ditur një ditë më parë në Parlament edhe Minstri i Financave Ridvan Bode duke e cilësuar si një arritje në ekonominë tonë.
Në raportin e publikuar thuhet se në muajin qershor 2010 Administrata Doganore Shqiptare ka arkëtuar 10,32 miliard lekë nga 9,94 miliard të planifikuara duke realizuar planin e të ardhurave në masën 104 % ose me një tejkalim prej 381 milionë lekësh . Për sa i përket eksporteve shqiptare ato kanë pësuar rritje gjatë 6 mujorit të parë 2010 në sasi e në vlerë krahasuar me 6 mujorin e parë 2009. Gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2010 volumi i eksporteve shqiptare shprehur në sasi është 1 071.7 mijë ton nga 603.2 mijë ton të regjistruar me të njëjtën periudhë të një viti më parë me një rritje prej 468.5 mijë ton ose 77.7 % më shumë. Ndërsa si vlerë të eksporteve shqiptare gjatë 6 mujorit të parë 2010 është realizuar një volum në vlerën prej 39.6 mld lekë me një rritje prej 24.3 mld lekë ose 159 % më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009 ku u realizua një vlerë prej 15.3 mld lekë exporte.
Shtuar më 02/07/2010, ora 15:21
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori