Doganat, aksion kundër kontrabandës
Pëlqej
Strukturat te specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave së bashku me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës kanë bërë të mundur zbulimin, kapjen dhe sekuestrimin e një sërë mallrash kontrabandë që hynin në Shqipëri, në Doganën e Kapshticës, Doganën e Kakavijës, Doganën e Tiranës dhe Doganën e Vlorës.

Sipas njoftimit në degën e Doganës së Kapshticës është identifikuar dhe kapur një kamion i cili kalonte tranzit, me mallra kontrabandë, të cilat ishin lëndë e parë për të falsifikuar veshmbathje të markave të njohura. Mallrat e sekuestruar nga Drejtoria e Antikontrabandës janë si më poshtë dhe tashmë procedurat i kanë kaluar hetuesve doganorë për verifikime të mëtejshme.

- 6000 stampa copë ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
- 4720 stampa letre ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
- 6000 stampa metalike ZARA, Dolce & Gabbana dhe Lacoste;
- 462 pjesë këmbimi makinash të markës Bosch;
Në Doganën e Kakavijës po mbrëmjen e djeshme në autobusat e linjës Greqi-Shqipëri, janë identifikuar dhe kapur nga strukturat e Antikontrabandës mallra të padeklaruar të cilat tentonin të kalonin kontrabandë. Janë kapur gjithsej 432 artikuj kozmetike, të llojit shampo, parfume, deodorant, krem etj. Penaliteti për këto mallra kontrabandë i vendosur ndaj subjektit i cili po i transportonte ato në drejtim të Shqipërisë është 1.495.600 mijë lekë të reja.
Ndërkohë që në degën Doganore të Tiranës janë kapur dhe sekuestruar nga strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës një sasi e konsiderueshme veshmbathje, dhe mallra të tjera kontrabandë:
- 2.2 ton veshmbathje (rroba të ndryshme, jorganë, çarçafë);
- 812 copë depilator të markës Brown, të falsifikuar;
Për këto mallra gjoba e vendosur ndaj subjektit Biz Al është 558.000 lekë të reja për mosdeklarim malli.
Në Portin e Vlorës është identifikuar gjithashtu një autobus i Agjencisë, Rex Tours Travel, me shofer me inicialet N. B, që vinte nga Italia në Shqipëri, i cili transportonte mallra kontrabandë. Pas kontrollit të ushtruar nga strukturat e Antikontrabandës janë gjetur si më poshtë:
- 48 kg kafe e pjekur e markës Gimoka;
- 28 thasë pleh kimik;
- 69.6 kg ilaç rrobash;
Subjekti të cilit i është sekuestruar kjo sasi e mallit kontrabandë është gjobitur me 113.325 lekë të reja.
Shtuar më 29/09/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori