Bizneset e Kosovës që kalojnë
tranzit mallrat e tyre nga Shqipëria, nuk do të kryejnë procedura
doganore në doganat shqiptare. Unifikimi i sistemeve elektronike
doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës u lehtëson procedurat, kohën dhe koston biznesve të dy vendeve.
"Problemi që ne do të zgjidhim ka të bëjë me mundësinë e ndërveprimit të të dy sistemeve, duke mundësuar unifikimin e mundësisë së kryerjeve të procedurave
doganore, kryesisht në
tranzit. Pasi
mallrat që vijnë në drejtim të Kosovës vijnë në portin e Durrësit, të mundësojnë që pasi të kryejnë veprimet e para
doganore në Durrës të tranzitohen në qytetet e Kosovës, pra, të mos kemi ndalesa në Morinë, të mos kemi radhë të gjata, të mos kemi humbje kohe. Ndryshe lexohet dhe rritje e kostos për biznesin", u shpreh në një intervistë për AS Flamur Gjymishka, Drejtor i Përgjithshëm i Doganave. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2013,
ora 16:04