Dode: Rama të mos fshihet pas sekserit të tij
Mesila Doda
Deputetja e PD-së Mesila Dode i ka kërkuar sot kreut të Bashkisë së Tiranës dhe njëkohëshisht kreut të PS-së Edi Rama të mos fshihet por të paraqitet në prokurori.

"Me urdhër të Edi Ramës,Tan Lepri sekseri i 20% dhe i 100 milion eurove,në vend të paraqitet ne prokurori është zhdukur në strofullën e tij. Qysh prej 1 jave behet e ditur se organet zyrtare e kërkojnë njeriun që në emër të Edi Ramës vendosi gjobën 100 milion Euro,por ai nuk gjendjet akund" theskoi Dode në një konferencë për shtyp në lidhje me akzuat ndaj kreut të bashkisë.

Ajo theksoi gjithashtu se Edi Rama nuk duhet të fshihet pas sekserit të tij që sipas saj e ka kaluar në ilegalitet.

"U kërkoj njëkohësisht organeve zyrtare të policisë së shtetit,që të shumëkërkuarin Tan Leprin ta nxjerrë nga strofulla kudo që gjendjet,në Shqipëri apo jasht saj;sikundër garantoj Edi Ramën se pallatet 35-katshe dhe gjobën 100 milion Euro nuk do mundet ti fshihen askund në këtë tokë ,brenda apo jashtë Shqipërisë", përfundoi Dode.
Shtuar më 26/09/2010, ora 14:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori