Doda: Përballë Keti Bazhdarit në Shkodër, PD të kandidojë Voltana Ademin
Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka propozuar që në Shkodër përballë Keti Bazhdarit, PD-ja të kandidojë kolegen e saj Voltana Ademi.

Sipas saj, duke qenë se PS-ja ka zgjedhur të kandidojë një grua, gara do të ishte më interesante dhe do të ishte edhe një model sesi gratë dinë të bëjnë politikë.

“Meqenese te gjithe po merremi me Tiranen, po mundohem te jap nje opsion tjeter. Ka nje kandidate grua nga e majta qe ka dale tashme per Shkodren, Keti Bazhdari. Do me pelqente shume qe perballe te ishte nje tjeter zonje nga e djathta, une do preferoja kolegen time Voltana Ademin.
Me kete rast, do mund te jepnim shembullin e nje fushate pa kriminele dhe te forte qe perdoren dhe nje model se si grate dine te bejne politike dhe ti sherbejne komunitetit te tyre shume me mire se burrat politikane”, shkruan Doda në Facebook./albeu.com/
Shtuar më 05/04/2015, ora 18:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori