Doda: PD më dënoi për Doshin, të më kërkojnë falje publike!
Mesila Doda ka deklaruar se vendimi i PD për ta përjashtuar atë nga procesi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit është absurd. Deputetja demokrate ka thënë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, se pret t’i kërkojnë falje publike, ndërsa u shpreh se nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, deri në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Unë e kam bërë një shpjegim dhe i përmbahem atij. Do votoj çdo imunitet që do vijë për çdo kërkesë arresti. Unë e quaj absurde atë që ndodhi, për më tepër një javë më vonë PD erdhi dhe votoi. Pres të ketë falje publike. Unë nuk respektoj lojëra të tillë, ose jemi për pastrimin e politikës, ose nuk je. Lojëra që dikush bëhet më i mirë se luajnë lojëra të momentit të fundit”, tha ajo.

Më tej ajo ka thënë se kjo nuk është hera e parë që sulmohet brenda PD. “U hoqa nga zona ku isha përcaktuar, tre minuta pasi unë kisha votuar. Unë nuk kam marrë pjesë në mbledhjet e grupit. Për çdo lloj vendimi apo pozicioni do pres dhe atë që do ndodhi në zgjedhjet lokale. Nëse ka një vendim, unë do vij dhe do ua them. Nuk kam ndërmend të shkoj në një vend që jam e padishëruar. Kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur. Pasi kërkova interpelancë me kryeministrin për armët kimike, më mori në telefon kryetari i grupit dhe më foli me arogancë. Herën e dytë, për ligjin e dosjeve më quajtën marioneta, ndërkohë që sot e mbrojnë. Dhe kjo hera e tretë”, tha më tej ajo. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 09:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori