Parlamenti nuk mund të jetë strehë pedofilësh dhe trafikantësh
Pëlqej
Nëse Koço Kokëdhima ka tentuar të influencojë në cilëndo mënyrë skandalin dhe ka marrë pjesë në pyetjen e të miturës, duhet të japë dorëheqjen dhe të mos shkelë më në sallën e Parlamentit të Shqipërisë, sepse është i përzier personalisht në këtë skandal.

Kështu shkruan në një postim në profilin e saj në Facebook, deputetja demokrate, Mesila Doda duke reaguar sërish mbi skandalin e ndodhur në Sarandë, ku një prej anëtarëve të stafit të deputetit Koço Kokëdhima kërkoi favore seksuale nga një 14- vjeçare në këmbim të gjetjes së një vendi pune për nënën e minorenes.

“Parlamenti nuk mund të jetë strehë pedofilësh dhe trafikantësh të veshur me pushtet, ndërkohë shteti duhet të marrë të gjitha masat për të mbrojtur nënën denoncuese dhe femijët e saj.Shoh me shqetesim se disa media po tentojne të bëjnë me faj gruan që pati kurajon të denonconte pedofilin. Ky akt është i njëjtë, madje dhe më i keq se ai i pedofilit.

Ky skandal ka vetem dy pozicionime, njëri është ai i pedofilëve dhe kriminelëve, të cilëve iu është dhënë pushtet për të shkelur vajzat, gratë, jetimet dhe të pambrojturit, tjetri është ai i qytetarëve, nënave dhe baballarëve, grave dhe burrave që jo vetëm tronditen nga një makabritet i tillë por duhet të reagojnë fort ndaj këtij fenomeni dhe ndaj kujtdo që tenton ta amistojë këtë dukuri”, komenton deputetja e PD në rrjetin social.
Shtuar më 18/08/2014, ora 11:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori