E FUNDIT/ Sërish lëkundje tërmeti në Durrës
Doda: Drafti për medaljet po bllokohet pa shkuar në seancë
Në një prononcim për mediat, deputetja Mesila Doda denoncoi bllokimin e draftit Doda-Idrizi për medaljet. Sipas saj, Komisioni i Sigurisë nuk ka marre një vendim kur ka shqyrtuar këtë ligj, por e ka rikthyer në Këshillin e Legjislacionit, ndërkohë që propozuesit e saj nuk janë thirrur në seancën dëgjimore.

“Akt të paprecedent për parlamentarizmin, pasi më 9 shkurt, Komisioni i Sigurisë, këtu e kam fjalën për të fortët, trimat dhe ish-sigurimsat e këtij komisioni, kanë marrë në shqyrtim ligjin për heqjen e medaljeve të titujve të nderit dhe nuk kanë marr vendim për të kaluar në seancë plenare.

Përpjekje mjerane për ta ngecur ligjin, pa e çuar në seancë plenare. Le ta ngelin me votë, por ndryshe parlamenti do të bllokohet deri në fund.

Ndryshe ky parlament nuk do të ketë legjitimitet, pasi në akt të paprecedent po tentohen të mbyllen procedurat”, tha Doda.

Ajo shtoi se do të respektojë rregulloren deri në ditën e fundit dhe se nuk ka bërë një kalim formal nga Partia Demokratike tek PDIU. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2016, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori