"Do vritesh me snajper", deputeti i PD-së kërcënohet me jetë (FOTO LAJM)

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji është kërcënuar me jetë pak ditë më parë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në datën 31 tetor 2018, ku pranë Selisë së PD-së ka mbërritur një letër me kërcënimin ndaj Salinjit.

"Do të vritesh me snajper" shkruhet në letrën e dërguar.

"Do vritet me snajper nga një ish-punonjës policie, i quajtur Dorian Duli" vazhdon me pas shkrimi.


Mësohet se letra është dërguar nga një i burgosur në burgun e Fushë Krujës, i quajtur Agim, i cili rezulton të jetë i dënuar me 24 vite burg për vrasje.

Me sipër keni edhe foton e letër-kërcënimit drejtuar Ervin Salianjit./albeu.com/

Shtuar më 21/11/2018, ora 15:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori