Do vriste fëmijët me thikë po t'i prishnin shtëpinë, negociohet me gruan
Pëlqej
Ka kërcënuar me jetën e dy fëmijëve nëse do ti prishej shtëpia, e cila shërbente edhe si lokal, por fatmirësisht pas negociatave të cilat zgjatën rreth një orë situata i është rikthyer normalitetit.

Gruaja në fjalë teksa ka marrë një thikë është mbyllur në një nga dhomat e banesës një katëshe dhe ka kërcënuar se do ti vriste nëse atë do ta linin në qiell të hapur.

Dita Basholli ishte mbyllur në një prej dhomave të banesës nje katëshe në Lin të Pogradecit dhe me thikë ka kërcënuar se do të vrasë fëmijët nëse ndërmerret aksioni.

Kjo banesë, shërben edhe si lokal. Ndodhur në këto kushte, INUK ka ndërprerë ndërhyrjen dhe ka nisur negociatat për të bindur gruan të heqë dorë nga kërcënimet dhe të dalë nga banesa. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2014, ora 11:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori