"Do vras veten", si reagoi njerku kur u përball me partneren pasi i përdhunoi vajzën e mitur
Detaje të rënda kanë dalë në dritë nga dosja e përdhunimit të së miturës nga njerku i saj në Ksamil.

Kur gruaja është përballur me burrin, ai është jutifikuar se ngjarja ka ndodhur vetëm dy herë edhe ai ka qenë i pavetëdijshëm.

Mamaja e vajzës ka treguar se ai ka kërcënuar se do të vrasë veten nëse nuk kthehej me të.

“Deklaruesja pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimisht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj** deklaruesja ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në polici“, thuhet në dosjen e gjykatës. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2021, ora 11:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori