Do vëzhgohemi edhe kë kapim për dore, qeveria shpenzon milionat për kamera në rrugë
“Big Brother” do të jetë kryeqyteti, por jo
vetëm… Ministria e
Brendshme gjatë
këtij vitit do të shpenzojë mbi 60 milionë lekë për blerjet në funksion të rritjes së sigurisë publike.
Rreth 80% e
këtij fondi do të shkojë për pajisjet e përgjimit ku përfshihen ato për policinë shkencore dhe kriminale, shtimi i serverave si edhe mjete lundruese për drejtorinë kufitare bregdetare.
Në këtë kuadër Ministria e
Brendshme ka rritur vëmendjen ndaj policisë duke rritur
buxhetin, ku
vetëm për gardën
fondi është dyfishuar.
Buxheti i akorduar nga qeveria për këtë institucion, për vitin 2018, kap vlerën prej 21.1 miliardë lekësh, buxhet i cili shënon një rritje prej 8.4% krahasuar një vit më parë.
Lidhur me
buxhetin, ministri Fatmir Xhafaj ka deklaruar më herët se përveç
këtij ka edhe fonde shtesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilat do të investohen në teknologji dhe në asistencë. /GSH/
Shtuar më 19/01/2018,
ora 14:51