“Do vazhdojmë seancat në Parlament”, Rama nuk tundet nga vendimi i opozitës
foto ilustruese
Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së kryesisë së PS ditën e djeshme ka pasur disa porosi ku përvec faktit se i ka ndaluar të tijët të përplasen nëpër studio televizive me individë të opozitës, ka pasur edhe një kërkesë tjetër të rëndësishme.

Ai ka treguar se pavarësisht situatës së krijuar, ata do të vazhdojnë normalisht aktivitetin parlamentar dhe seancat plenare.

“Ne do të vijojmë aktivitetin tonë parlamentar, në komisione dhe në seancë plenare pa asnjë pengesë. Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre, nuk do të na bllokojnë dot në punën tonë dhe në përgjegjësinë që kemi ndaj qytetarëve tanë, atyre që na kanë votuar dhe atyre që nuk na kanë votuar.

Të vijojmë përgatitjet në çdo bashki për zgjedhjet vendore”, mësohet të jetë shprehur Kryeministri Rama në mbledhjen e kryesisë. /albeu.com/

Shtuar më 26/02/2019, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori