LIVE/ Nesër ndryshon gjithçka me motin

Thuajse i gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje shiu gjatë ditës së sotme, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm duke krijuar një klimë tipike dimri edhe pse jemi në prag të pranverës.

Reshjet e shiut janë duke rënë nga veriu në jug, edhe pse me një intensitet të ulët, kanë shkaktuar probleme të vogla në qarkullim.

Por, ky mot pritet të ndryshojë tërësisht duke nisur nga nesër në mëngjes ku edhe pse temperaturat nuk do të pësojnë ndonjë rritje të ndjeshme, qielli do të jetë i kthjellët duke u bërë një ditë ideale për piknik apo për të dalë nga qytetet. /albeu.com


Shtuar 11.03.2023 14:49