Do t'ju fus në burg! Prokurori kërcënon KPK-në pas shkarkimit nga detyra
Kreu i Prokurorisë së Sarandës reagoi ashpër pas vendimit të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra.

Pasi KPK shpalli vendimin ai tha se do të përballeshin me të edhe në rrugë të tjera ligjore duke thënë se do t'i fuste në burg.

"Do të përballeni me mua, kjo punë nuk mbaron këtu. Po nuk të futa në burg, mbaje mend", tha ai pas shpalljes së vendimit.

Ky ishte kërcënimi i hapur i Ademit ndaj trupës gjykuese ë përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulezim Hamitaj dhe Fildes Shuli.

Edison Ademi u desh të largohej nga detyra e Kreut të Prokurorisë në Sarandë pasi u konstatua me deklarime të pasakta dhe në konflikt interesi për vendimet që kishte marrë gjatë detyrës së tij.
Shtuar më 09/04/2019, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori