"Do të zgjedhim kë të kurojmë!", Rama merr në mbrojtje Manastirliun pas deklaratës së fortë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të PD të bëra pas deklaratës së Manastirliut në Kuvend.

"PD të mos shikojë gishtin kur gishti tregon hënën dhe hiq dorë nga reagimet me sharje e me akuza, sepse s’ia kam unë fajin atij infermierit që Lulëzimi e prezanton si mjek dhe si ekspert kombëtar të pandemisë, duke u tallur me popullin e duke dizinformuar dynjanë!"-shkruan Rama.

Rikujtojmë se Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi në parlament se nëse spitalet me covid në Shqipëri do mbingarkohen, do të përballemi me zgjedhjen se kush do të trajtohet i pari.

Këtë deklaratë, Basha e cilëso një krim ndaj shqiptarëve.


Shtuar më 30/10/2020, ora 18:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori