Do të zëvëndësojë Ballën në Top Channel? Flet Sonila Meço
Pëlqej
Largimi i Sokol Ballës nga Top Channel dhe nga "Top Story" riktheu në vëmendje Sonila Meçon e cila prej disa kohësh po bën një pauzë nga media.

Menjëherë pas zyrtarizimit të largimit të Ballës u përfol për një rikthim të gazetares Sonila Meço në ekran.

Por si duket nuk është e vërtetë, pasi Meço ka sqaruar se nuk ka ndërmend të kthehen në Top Channel duke e konsideruar si "kazan".

Postimi në Facebook:

Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend.

Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg "kazanit" në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq.

Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as "kazan" e as media regjimi. /albeu.com/


Shtuar më 13/01/2018, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori