Do t'i zërë vendin Aqif Rakipit, zbulohet se deputeti i PDIU është dënuar në 2013
Pas heqjes së mandatit të dy deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica me
vendim të KQZ, janë zbardhur dhe dy emra e rinj që hyjnë në Kuvend.
Mësohet se vendin e tyre e zënë kandidatët për deputet Silva Caka për qarkun Berat dhe
Dritan Bici në qarkun Elbasan.
Por ish kryebashkiaku i Gramshit
Dritan Bici, nuk dihet nës do mund ti shpëtojë dekriminalizimit pasi sipas asaj që ai shkruan në formularin e vetëdeklarimit, rezulton i
dënuar me
vendim të formës së prerë në shtator
2013">
2013 për incidentin që ndodhi në stadium.
Ish-kryebashkiaku rezulton të jetë
dënuar me të paktën 1 muaj e 15 ditë burg, të cilat janë konvertuar në 60 orë punë të detyruara për interes publik.
Dritan Bici në mars të vitit
2013">
2013 kur ishte kryebashkiak i Gramshit, hyri me makinë në stadium për të rrahur arbitrin e ndeshjes, pasi ishte i pakënaqur me vendimet për ndeshjen. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2018,
ora 18:07