"Do të sjell cigare në burg", regjisori përplaset me Ramën në Whatsapp (FOTO LAJM)

Regjisori, Kastriot Çipi me anë të një postimi ka hedhur akuza të forta kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai ka publikuar edhe mesazhet që ka komunikuar me kryeministrin ne aplikacionin Whatsapp.

Çipi i ngrinte shqetësimin Ramës se lëndën e Teatrit në shkollën e të birit e jep një mësuese vizatimi, ndërsa ai nuk ka mundësi që të aplikojë për mësues, pasi portali i lancuar nga qeveria nuk funksionon.

Biseda mes të dyve është shndërruar më tej në personale, ndërsa nuk mungojnë as batutat: Je i SHQUP-it, apo do të të sjell cigare në burg.

Regjisori Çipi shkruan:

Kryeministri ynë legen, dje e quajti kazan edhe “Zërin e Amerikës”, pasi kjo media denoncoi me prova përgjimesh abuzimet me punësimet në administratën publike.

Në fotografitë e mëposhtme mund të shikoni se si reagon kryeministri legen kur pyetet për punësimet në arsim./albeu.com/
Shtuar më 15/01/2019, ora 10:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori