Makina përplas këmbësorin në Kukës, 39-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Mjë makinë ka përplasur një 39-vjeçar sot rreth orës 09:30 në qytetin e Kukësit.

Për rrjedhojë 39-vjeçari është lënduar. Uniformat blu bëjnë me dije se këmbëori është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i Policisë

Kukës/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 09:30, në qytetin e Kukësit, automjeti tip “Daimler Chrysler ” me drejtues shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Krumë, ka përplasur këmbësorin shtetasin D. Xh.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar këmbësori shtetasi D. Xh., i cili po merr mjekim të specializuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 13.03.2023 10:45