Do të sfidonte Ramën me parti të re, Zhaku "braktis" shqiptarët pasi rikthehet me burrin

"Miq, a jeni gati te mbledhim bashkarisht te pakten 3000 firma votuesish per te regjistruar Levizjen tone politike ne Gjykate?"

Me këtë postim të pak muajve më parë, Inida Gjata ose ndryshe Zhaku paralajmëronte të hapte një parti të re politike e cila do të sfidonte kryeministrin Rama.

Por muaj më vonë, Zhaku duke se ka hequr dorë nga politika dhe i është përkushtuar totalisht familjes së saj, ku dhe lajmëron se është rikthyer me bashkëshortin.

"Miq të dashur, më vjen keq që jam zhdukur për një kohë të gjatë pa habere nga unë. Unë kam vendosur të shoh interesat e mia private dhe nuk do merrem më kurrë me politikë në jetën time, perveçse si artiste.

Jam mirë, jam e lumtur dhe e rikthyer me burrin tim. Ju uroj të gjithëve fat dhe mbarësi dhe ju këroj ndjesë që ju zhgënjeva me këtë vendim kaq egoist, ku pashë vetëm interesin tim.

Ju falenderoj shumë për besimin, përkrahjen dhe angazhimin. Ndihem me fat që ju kam dhe uroj t´jua shpëblej ndonjë ditë..."- shkruan Zhaku. /albeu.com/
Shtuar më 13/10/2020, ora 22:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori