SHËNIM/ Do të qeverisin bashkë
Kryeministri Edi Rama ishte në "Opinion" mbrëmë duke ium përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për të katër vitet e qeverisjes së tij, por një ndër mesazhet më të forta që ai dha ishte fakti se nuk përjashtonte një qeveri me Bashën në shtator.

Kur Fevziu e pyeti për shkaqet e prishjes së marrëdhënieve me Metën dhe nëse do të ketë një koalicion të ardhshëm me të, Rama i mbylli derën çdo mundësie për të qenë bashkë në shtator.

Por, kryeministri nuk tha të njëjtën gjë për Bashën.

"Çdo skenar për mua është i hapur në varësi të vendimmarrjes së popullit. Varet se çfarë do të vendosë populli"., -tha ai.

Me sa duket Rama dhe Basha janë marrë vesh të qeverisin bashkë në shtator, dhe "për hir të popullit" është fraza tipike në raste bashkimesh të mëdha, si ky mes PS dhe PD. /albeu.com/
Shtuar më 23/06/2017, ora 12:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori