"Do të kujtoj sa herë që...", Armina në lot për vdekjen e motoristit në Himarë (FOTO LAJM)

Ndarja nga jeta e 39-vjeçarit Klajdi Shehu është përjetuar keq edhe nga shumë miq të tij, shumica e tyre të njohur, për shkak edhe të pasionit të tij për motorin.

Një prej tyre ka qenë edhe blogerja Armina Mevlani, e cila mesa duket ka qenë mike e Shehut.

“E di që të ka bërë të lumtur gjithmonë muzika e bukur dhe unë do të kujtoj gjithmonë sa herë dëgjoj muzikën e bukur që ti më ke dhënë! Bëji të fala Jim Morrison! Do të na marrë malli Klajd Shehu...shumë!,”-përfundon postimi i Mevlanit shoqëruar me këngën e David Boëie, “Heroes”.

Klajd Shehu ndërroi jetë gjatë ditës së sotme si pasojë e një përplasje fatale me motor në Himarë. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori