Do të ketë shtrëngim të masave? Rakacolli zbulon përse do të vijojë mësimi online
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka zbuluar se do të mbeten në fuqi masat për parandalimin e koronavirusit ndërsa
mësimi i
studentëve në Universitete do të vijojë
online.
Ky
vendim u mor pasi konviktet konsiderohen si vatër e rrezikshme për shpërndarjen e sëmundjes duke thënë se ka ndodhur edhe në shumë vende të botës si në Britani, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada.
Mira Rakacolli: Situata në Shqipëri nga data 6-19 Janar është paraqitur me rritje të incidencës dyjavore, gjë që në dhjetor nuk e kishim. Praktikisht ka shkuar në 291 raste për 100 mijë banorë, ndërsa më parë ka qenë 227.
Rritja e incidencës është parë në moshat 15-24 vjec dhe 25-34 vjec. Pavarësisht se nuk kemi rritje të ndjeshme të numrit të vdekjeve si në vende të tjera, këto tregues tregojnë marrjen e masave.
Prandaj në mbledhjet që kemi zhvilluar, kemi vendosur që krahas masave për orën policore, menduam që edhe
mësimi në Universitet të vijojë
online. Po ashtu konviktet e shtojnë rrezikun e infeksioneve dhe mund të kthehen në vatra të shpërndarjes së sëmundjes.
Dihet se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve dhe shumica e
studentëve janë të përqendruar në Tiranë dhe prania e
studentëve bën që të shpërndahet.
Nuk ishte
vendim i lehtë për tu marrë, po në mënyrë anonime, vendosëm të vazhdojmë dhe më pak për të ruajtur shëndetin e
studentëve, të afërmve të tyre dhe shëndetit publik. Është një
vendim që është marrë dhe në shumë vende të botës, në Britani, Itali, Gjermani, Austri, Zvicër, Kanada.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 16:53