"Do të fus plumb ballit", Rama flet për djalin që e kërcënoi me SMS
Vetëm pak ditë më parë në të gjitha mediat qarkulloi lajmi se një i ri kishte kërcënuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi ramën.

Andra Kurti nga Puka u shoqërua nga antiterrori pasi ky i fundit i kishte dërguar mesazhe kërcënuese në telefon kryeministrit Rama.

I pyetur sot nga gazetarët nëse ka marrë këto mesazhe, kryeministri Rama nuk preferoi ta komentonte duke thënë se janë cështje që nuk e shqetësojnë këto tema.

“S’janë tema që më shqetësojnë, as me interesojnë.

Ajo që më intereson është dhënia e një shtyse të re procesit qeverisës për një përfundim me sukses të këtij mandati, shtysë që nis me ligjin special kundër atyre që janë shpërndarë në territore të caktuara e kujtojnë se llogaritë janë të mbyllura, tani është koha të bëhen llogaritë për pasuri të vëna në mënyrë kriminale”, tha shefi i qeverisë". /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2019, ora 10:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori