Do të fitojmë! Banorët e Unazës së Re mblidhen tek Drejtoria e Policisë
Banorët e Unazës së Re u mblodhën para drejtorisë së Policisë duke kërkuar lirimin e Dorian Protoduarit që u arrestua sot gjatë protestës së opozitës.

“Shqiptarët e bashkuar, kanë për të fituar”, ishte thirrja e tyre para drejtorisë, ndërkohë që shënojnë sot më shumë se katër muaj protestë kundër prishjes së shtëpive të tyre për projektin e Unazës së Madhe.

Marshimit të tyre i janë bashkuar edhe përfaqësues të opozitës si Gazmend Bardhi, Klevis Balliu, Endri Hasa, Gent Strazimiri, etj. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2019, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori