Çfarë ndodhi mbrëmë kur u takua Tahiri me Stresin (VIDEO)
Pëlqej
Mbrëmjen e djeshme në "Zonë e Lirë" ishin të ftuar dy "armiq", Saimir Tahiri dhe Arkimed Lushaj i njohur ndryshe si Stresi.

Teksa po bëheshin gati për të dalë në skenë, Stresi dhe Tahiri janë ndeshur në korridoret e Tv Klan.

Dhe për çudinë më të madhe, ish-ministri Tahiri i ka folur Stresit.

"Stres, çfarë bëre? A je mirë?", ndërkohë që reperi i ka hapur rrugën për të kaluar.

"Kur të flet is- ministri, sa i sjellshëm #bb4life 4 life"- shkruan Stresi në Instagram.

Stresi njihet si mbështetës i flaktë i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërsa pak ditë më parë u arrestua për përdorim kokaine. /albeu.com/



Shtuar më 21/04/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori