Do të bëhej kryetar i opozitës, por Kujtim Gjuzit i ndodh e papritura
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi u bë i njohur për publikun pas disa daljeve publike në televizione të ndryshme ku kërkonte mandatin e deputetin në KQZ.

Ndër fjalimet e tij Gjuzi deklaronte se madje pas marrjes së mandatit do të bëhej edhe lideri i opozitës së re.

Por akoma pa marrë mandatin Kujtim Gjuzi po përballet me një konflitk familjar.

Gjuzi është në një proces gjyqësor divorci me bashkëshorten dhe shkak sipas tij është presioni politik që po i shkatërron edhe familjen.

E gjithë situata sipas tij është inskenuar politikisht. Ai shkruan se nipi i kunatës së tij është nënkryetar i bashkisë Shkodër dhe ka sajuar gjithçka për të prishur jetën e tij personale. Ku shkaku sipas tij është motivi që ai të mos marrë mandatin e deputetit.

Gjuzi shkruan:

Më kanë hyrë edhe në shtëpi, jo vetëm me lajme. Në datë 19 shkurt kunata ime, motra e gruas më ka nisur një mesazh fyes, shumë fyes dhe unë i kam bërë një kallëzim penal zonjës. Bashkëshortja më ka kërkuar ta tërheq kallëzimin dhe unë i thashë jo, nuk e tërheq. Të nesërmen, pra me datë 20 shkurt ajo ka paraqitur një kërkesë për divorc. Si unë dhe bashkëshortja jemi ende në një shtëpi, pra nuk është përfundimtare ndarja. Them që më janë futur në shtëpi, pasi nipi i kunatës dhe gruas time është nënkryetar i bashkisë Shkodër. Kanë ndërhyrë gjithandej me presione dhe kërcënime që unë mos të marrë mandatin”.
Shtuar më 19/04/2019, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori