“Do ta shihni kush jam unë", i mbijetuari i masakrës në Mat tregon tmerrin
Pëlqej
Astrit Hani është i mbijetuari i masakrës në Mat, ku mbetën viktima tre persona.

Shkak i kësaj vrasje të trefishtë sipas dëshmive është bërë rriga e re që po hapej në fshatin Shëlli të Matit, ku viktimat dhe vrasësi janë konfliktuar dhe më pas ndodhi ky i fundit është kthyer i armatosur.

Së fundmi edhe pse në gjendje të rënduar psikologjike, ka folur i mbijetuari i kësaj ngjarje Astrit Hani, ku thotë se se dy orë para ngjarjes autori i krimit kishte pirë raki me një nga viktimat, Hamit Buçin.

“Kujtimi ishte dy orë para ngjarjes në atë lokal. Ishte ulur bashkë me Hamit Buçin. Pak më vonë, babai i një nga viktimat, Mentor Hoxhës, e qerasi me një dopio raki Kujtimin dhe më pas u largua. Aty ishin të gjithë punonjësit e bashkisë, edhe shoferët e makinave dhe varrmihës, po punonin për rrugën. Unë isha poshtë makinës (shoferi i një prej mjeteve të bashkisë) se po e shihja se dha një defekt, dhe pash që Kujtimi po debatonte me viktimat. Dëgjova që u thoshte “Jam unë këtu, jo ju” dhe kur iku i ofendoi. Madje ai tha; ‘do ta shihni për pak se kush jam un뒔, -tha i mbijetuari. /albeu.com/
Shtuar më 12/10/2018, ora 14:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori