Do t'a përjashtoj Rama? Ish-ministrja nuk merr pjesë në mbledhjen e rëndësishme të PS
Ditën e sotme kryeministri Edi
Rama prezantoi paketën anti-KÇK, e cila pritet që të përgjojë, sekuestrojë, kontrollojë dhe të mbajë nën vëzhgim këdo për të cilin ka dyshime se është pjesë e krimit të organizuar apo përfiton të ardhura të jashtëligjshme dhe nuk justifikon standardin e jetesës.
Më herët kryeministri kishte deklaruar se çdo deputet socialist se nëse nuk do ta votojnë projektligjin do të përjashtohen nga Partia Socialiste.
Por sot, jo të gjithë socialistët morën pjesë në këtë mbledhje shumë të rëndësishme për maxhorancën. Për çudinë e të gjithëve, në këtë organizim ka munguar ish-ministrja
Mimi Kodhëli.
Siç shihet në një foto të publikuar nga fotografi Agim
Rama, vendi përbri ministrit Pandeli Majko është bosh, që korrespondon me vendin e ish-ministres
Mimi Kodheli.
Nuk dihen ende arsyet e mungesës së socialistes
Mimi Kodheli në prezantimin e platformës, por gjithsesi deputetja duhet të ketë parasysh se nëse nuk voton pro në Kuvend, përjashtohet nga PS-së, sipas urdhërit të Ramës! /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2019,
ora 17:10